Vrasësi ishte në lidhje me një vajzë në të kaluarën dhe tani ishte në lidhje me tjetrën - Pas vrasjes së dyfishtë, ai u hodh nga muret e Stambollit dhe i dha fund jetës
Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll, me 30 minuta diferencë, ndërsa agresori që u mori jetën në fund kreu vetëvrasje.
Autoritetet turke sqaruan se viktimat janë Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner. Dy vajzat së bashku me të dyshuarin, e quajtur Semih Çelik, ishin të gjithë nga 19 vjeç.
Sipas mediave turke i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe aktualisht ishte në një lidhje me tjetrën.
Fatih'te 2 kadını öldürüp intihar etti!
— Ekol TV (@ekoltvv) October 4, 2024
19 yaşındaki Semih Çelik, önce 15:30 sıralarında A.H (19) isimli kadını öldürüp, 1 saat sonrada Fatih’te İ.U.(19) isimli kadının uzuvlarını ve başını kesip surlardan atlayarak intihar etti. pic.twitter.com/WQyyuQxKET
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes, ku fillimisht i riu vrau brutalisht Eisenurin, e cila ishte partnerja e tij aktuale. Më pas Çelik i preu kokën Iqbalit në një nga rajonet e qytetit pranë mureve bizantine, nga ku edhe u hodh e gjeti vdekjen edhe vetë.
Babai i Çelik ka thënë për mediat turke se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe kurohej për këtë gjë.
Vrasja e dy 19-vjeçareve është vetëm e fundit në serinë e femicideve në Turqi. Vendi është tronditur nga kjo plagë që numëron 290 viktima që nga fillimi i vitit dhe më shumë se 160 "vdekje të dyshimta", të cilat autoritetet i kanë renditur si vetëvrasje ose aksidente. Madje në fund të shkurtit, në të gjithë vendin u vranë shtatë gra në një ditë të vetme. (A2 Televizion)