Afganistani humb vendin e parë për prodhimin e opiumit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 07:03 | Bota

Afganistani humb vendin e parë për prodhimin e opiumit

Afganistani nuk është më vendi i parë në botë për prodhimi e opiumit.

Sipas një raporti të OKB-së, Birmania është bërë tashmë kryeqyteti botëror i prodhimit të kësaj lënde narkotike, duke lënë pas Afganistanin, kjo dhe për arsyen se që nga momenti që talebanët morën pushtetin nuk  lejuan kultivimin e bimës së ndaluar.

Raporti i zyrës së OKB-së për kontrollin e drogës dhe parandalimin e krimeve konfirmon, se vetëm gjatë vitit 2023 në Birmani u prodhuan më shumë se 1080 tonë opium, lënda e parë dhe kryesore për prodhimin e heroinës.

Në Afganistan kultivimi gjatë vitit që po lëmë pas u reduktua ndjeshëm me 95%, duke prodhuar vetëm 330 tonë opium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos