Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Aksident i rëndë në Turqi, autobusi del nga rruga, 9 viktima dhe 30 të plagosur

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 16:06 | Bota

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Turqi, ku raportohet se, një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke. Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.

"Një aksident ndodhi kur humbi kontrollin e drejtimit të autobusit, i cili udhëtonte me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh. Ne humbëm 9 qytetarë. 30 nga qytetarët tanë ishin të plagosur dhe dërguar në spitale. Gjendja e 13 nga 30 të plagosurit tanë është paksa e rëndë. Ka ndodhur një aksident i njëanshëm në dalje të tunelit. Fatkeqësisht shoferi i autobusit ka humbur jetën", u shpreh Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi