Kriza klimatike do të shkaktojë mbi 14 milionë vdekje deri në 2050

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 12:32 | Bota

Kriza klimatike do të shkaktojë mbi 14 milionë vdekje deri

Kriza klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Në këtë përfundim, ka dalë një analizë e Forumit Ekonomik Botëror, sipas së cilës fatkeqësitë natyrore, të përkeqësuara nga klima, mund të çojnë edhe në humbje ekonomike prej 12.5 trilionë dollarësh.

Raportohen gjithashtu mbi një mijë milionë dollarë kosto shtesë për sistemin e kujdesit shëndetësor, teksa kriza klimatike do të përkeqësojë pabarazitë globale shëndetësore, duke i lënë më të cenuarit në rrezik më të madh.

Raporti i WEF ka analizuar gjashtë kategori kryesore të ngjarjeve klimatike si përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

Sipas studimit përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë, duke shkaktuar 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (3.2 milionë)

Ndërkohë, valët e të nxehtit dhe lagështia e lartë në ajër, përbëjnë mozaikun që do t’i kushtojë ekonomisë globale në aspektin ekonomik, 7.1 trilionë dollarë.

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të ndjeshme ndaj klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria në zonat klimatike të buta dhe më pak të prekura, si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos