Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Akuza për gjenocid në Gaza, Gjykata e Hagës vendos për Izraelin

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 10:38 | Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të paraqesë sot një urdhër emergjent ndaj Izraelit, për të ndaluar luftën në Gaza.

Bëhet fjalë për shqyrtimin e kërkesës së parë në akuzën e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit se po kryen gjenocid ndaj palestinezëve.

Palët kanë dëshmuar në seanca të ndryshme në çështjen e trajtuar, dy javë më parë. Izraeli ka mohuar me forcë të gjitha akuzat. Gjithashtu, pretendoi se faktet janë shtrembëruar, por avokatët e Afrikës së Jugut thanë se mbrojtja e Tel Avivit ishte tepër e dobët.

Një vendim kundër Izraelit nuk është i detyrueshëm nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë, por do të kishte një domethënie të madhe politike.

Trupi gjykues duhet të shqyrtojë 10 pika të ngritura nga Afrika e Jugut. Por ekspertët thonë se ndoshta do të duhen vite për të dhënë një vendim për akuzën e gjenocidit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli