Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nënshkruar të enjten protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Kuvendi Kombëtar, të martën mbrëma.
Siç raporton Reuters, ligji për miratimin e ratifikimit të protokollit të pranimit të Suedisë në NATO është publikuar në Gazetën e Qeverisë Turke dhe ka hyrë në fuqi. Pas nënshkrimit, hiqet edhe pengesa e fundit nga ana e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kujtojmë që Suedia paraqiti një kërkesë për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në maj 2022 pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në shkurt të të njëjtit vit, por procesi i anëtarësimit, i cili kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve, u vonua nga Turqia dhe Hungaria.
Kështu, Hungaria është tani pengesa e fundit e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën. (A2 Televizion)