Alarm për bombë në shtëpinë e gjyqtarit të çështjes së Donald Trump

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 15:34 | Bota

Alarm për bombë në shtëpinë e gjyqtarit të

Alarm për bombë në shtëpinë e gjyqtarit të Nju Jorkut, Arthur Engoron, pak orë para seancës për argumentet përfundimtare të gjyqit civil ndaj Donald Trump. Lajmi është konfirmuar për mediat amerikane nga zëdhënësi i gjykatës Al Baker, sipas të cilit, ka pasur një kërcënim me bombë në shtëpinë e gjyqtarit që mbikëqyr këtë çështje.

Sipas mediave, kërcënimi erdhi pasi ish-presidenti sulmoi në rrjetet sociale gjyqtarin, i cili e ndaloi të fliste sot për shkak se nuk pranonte disa kushte, përfshirë atë të abstenimit nga një “fjalim i fushatës elektorale”.

Baker shtoi gjithashtu se kishte pasur masa sigurie "të vazhdueshme dhe të menduara" që nga fillimi i gjyqit, duke përfshirë agjenci të shumta të zbatimit të ligjit, por tani do të ndërmerren masa shtesë.

Vendimi ndaj ish-presidentit Trump pritet të merret sot.

Donald Trump dhe dy djemtë e tij të rritur janë gjetur përgjegjës për rritjen masive të vlerës së pronave të tyre me qindra miliona dollarë. Por ata mohojnë akuzat.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut i ka kërkuar gjykatësit të gjobisë Trumpi-n me 370 milionë dollarë. Trump gjithashtu përballet me ndalimin e të bërit biznes në Nju Jork, ku ai ndërtoi perandorinë e tij të pronës - dhe mund të detyrohet të dorëzojë kontrollin e Trump Tower. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos