Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Trump sulmon Biden: Kaosi është ai, tregjet bien pa mua

Nga Xhevahir Qardaku
11 Janar 2024, 15:32 | Bota


Donald Trump sulmon Joe Biden. “Kaosi është ai dhe jo unë”, u shpreh ish-presidenti amerikan gjatë një interviste për Fox News në Iowa, duke iu referuar një deklarate të tij me të cilën paralajmërojnë “kaos” në rast se nuk do të mbante imunitetin në çështjen federale të ngritur kundër tij për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës.

“Mendoj se tregjet do të bien nëse nuk fitoj presidencialet. Ekonomia është në gjendje të tmerrshme, por aksionet në Bursa janë në rritje sepse jam sipër Joe Biden në të gjitha sondazhet”, u shpreh Trump.

“Kur unë isha president, Kina më kishte frikë”, nënvizoi më tej ai duke cituar deklaratën e kryeministrin hungarez, Viktor Orban, se bota e kishte frikë Trumpin kur drejtonte Shtëpinë e Bardhë.

Manjati përmend dhe raportet e mira me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump u pyet lidhur me përkushtimin amerikan në NATO, në rast se rizgjidhet president, duke paralajmëruar se SHBA mbetet pjesë e aleancës vetëm nëse trajtohet në mënyrë të përshtatshme. Në drejtim të Shtëpisë së Bardhë ka kërcënuar me largim nga NATO nëse vendet anëtare nuk respektojnë rregullin për shpenzimin për mbrojtjen. Ndër të tjera, u zotua të ulte ndjeshëm borxhin publik.

“Ne kemi më shumë ar të lëngshëm poshtë këmbëve tona se çdo vend tjetër i botës: naftë dhe gaz. Kemi më shumë se Arabia Saudite apo Rusia”, tha Trump.

Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë republikanë, Nikki Haley dhe Ron de Santis, zhvilluan debatin e fundit, të organizuar nga CNN, përpara votimit të rëndësishëm në Iowa javën që vjen. Ata shpresojnë që të jenë alternativa e mbetur për të sfiduar Trump në garën brenda partisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli