Nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi, kundër vendeve të lëshimit në Rusi, Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore. Këtë paralajmëroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram.
“Zbatimi i një plani të tillë nga Kievi mund të konsiderohet agresion kundër Federatës Ruse me armë konvencionale që vë në rrezik vetë ekzistencën e shtetit dhe për këtë arsye mund të shkaktojë hakmarrje bërthamore”, tha Medvedev.
"Të gjithë trashëgimtarët e Hitlerit, Musolinit, Petainit dhe të tjerëve që mbështesin nazistët në Kiev sot në Evropë, duhet ta mbajnë mend këtë", përfundon ai. (A2 Televizion)