Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një aksidenti ajror të ndodhur në Brazil.
Avioni u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue dhe u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale).
Um vídeo impressionante capturou o exato momento em que um avião de pequeno porte caiu sobre a Avenida Marquês de São Vicente, na Barra Funda, São Paulo, nesta sexta-feira, 7 de fevereiro de 2025. A aeronave, um King Air F90, havia decolado do Aeroporto Campo de Marte com destino… pic.twitter.com/10HQgzG3eV
— Diário da CPTM (@DiariodaCPTM) February 7, 2025
Të dy trupat u gjetën të djegur në trupin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.
“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe ndihmësi i tij.
????URGENTE - Avião cai e atinge ônibus de passageiros na Barra Funda, São Paulo!
— SPACE LIBERDADE (@NewsLiberdade) February 7, 2025
Ainda não se sabe o número de vítimas. pic.twitter.com/LxyaeUZCrq
Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga avioni janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. (A2 Televizion)