Duel spektakolar në “Parc de Princes”, aty ku Barcelona fitoi 3-2 përballë Paris Saint Germain, në duelin e parë çerekfinal të Champions League.
Katalanasit vendosen në këtë mënyrë në pozita mjaft komode përpara sfidës së kthimit, ndeshja e shkëlqyer u zhbllokua nga Rafinha në të 37-ën, por pjesa e dytë e lojës rezervoi emocione të jashtëzakonshme.
Menjëherë pas pushimit, parizienët përmbysën gjithçka në harkun e 3 minutave. Dembele në të 48-ën dhe Vitinha në të 51-ën kthyen rezultatin në favor të vendasve.
Megjithatë, asgjë nuk kishte mbaruar, sepse Barcelona barazoi rezultatin me Rafinhan në minutën e 62-të, ndërsa në të77-ën Christensen shënoi golin e fitores. Mbappé dhe Lewandowski nuk arritën të vendosnin vulën e tyre në këtë sfidë dhe çdo gjë do të vendoset pas 6 ditësh në Montjuic.
Atletico Madrid fitoi sfidën e parë çerekfinale të Champions League kundër Borussia Dortmund. Spanjollët triumfuan me rezultatin 2-1, duke shfrytëzuar mungesën e organizimit të rivalëve në pjesën e parë.
Pas avantazhit me De Pol në minutën e katërt, madrilenët dyfishuan shifrat me Lino në të 32-ën. Edhe pse u krijua iluzioni i një fitoreje të thjeshtë, që do të hipotekonte kualifikimin e “Colconeros”,
Dortmund reagoi në fundin e lojës. Rrjeta e Haller në të 81-ën lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. (A2 Televizion)