Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

“Bëhuni gati për luftë!” Suedezët të alarmuar pas paralajmërimit të ministrit

Nga Rosalba Bejdo
11 Janar 2024, 15:48 | Bota


Shqetësime dhe akuza për alarm kanë përfshirë Suedinë, pasi ministri i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin paralajmëroi në një konferencë për shtyp, se në Suedi mund të shpërthente lufta.

Mesazhi i tij u mbështet edhe nga shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiteshin mendërisht për një mundësi të tillë. Qytetarëve ju bë thirrje që t’i bashkohen vullnetarisht organizatave të mbrojtjes për një konflikt të mundshëm të armatosur të nxitur nga Rusia. Megjithatë, politikanët e opozitës i kanë kundërshtuar tonet e paralajmërimeve.

“Ndërsa situata e sigurisë është serioze, nuk mund të themi se lufta është jashtë derës”, tha Magdalena Andersson, ish-kryeministre e Suedisë.

Organizata për të drejtat e fëmijëve Bris, tha se gjatë këtyre ditëve kishte marrë thirrje të vazhdueshme nga të rinj të shqetësuar mbi lajmet e postuara në TikTok apo rrjete të tjera sociale. Por, pavarësisht ashpërsisë së mesazheve, deklaratat e ministrit të Mbrojtjes Civile dhe të kreut të ushtrisë po shihen si një zile zgjimi. Pas më shumë se dy shekujsh paqe, Suedia është pak hapa larg bashkimit me aleancën e NATO-s, teksa pret dritën jeshile nga parlamenti turk e ai hungarez. Ministri i Mbrojtjes Civile tha se qëllimi i tij nuk ishte të frikësonte qytetarët por t’i ndërgjegjësonte mbi atë që po ndodhte realisht.

“Nëse ka diçka që më mban zgjuar natën është ndjenja se gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Në Suedi mund të ketë luftë. Bota po përballet me rreziqet më të mëdha që prej Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Carl-Oskar Bohlin Ministër i Mbrojtjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Suedisë të bashkëpunoje më vendin e tij dhe të tjerët për të prodhuar më shumë armatime dhe për t’u fuqizuar së bashku. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu