Aleati i ngushtë i kryeministrit Binyamin Netanyahu, Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir, i cili kundërshtoi marrëveshjen me Hamsin, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria.
Mësohet se Kryeministri Benjamin Netanyahu është gati të zhvillojë takimin e tij të gjashtë në dy ditë me ministrin e Financave Bezalel Smotrich për të bindur kreun e partisë së koalicionit të Zionizmit Fetar që të mos largohet nga qeveria për marrëveshjen e armëpushimit të pengjeve, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave izraelite, qeveria mund të marrë një vendim të veçantë për të shmangur dorëheqjen e shpallur nga ministri duke deklaruar se lufta kundër Hamasit nuk do të përfundojë para se lëvizja të shkatërrohet ushtarakisht dhe në aspektin e kapacitetit të saj qeverisës. (A2 Televizion)