Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë në Izrael, Itamar Ben-Gvir, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nga qeveria nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit me Hamasin.
Sipas mediave të huaja, partia e tij, Fuqia Hebraike, e cila ka vetëm gjashtë vende, i dha koalicionit të Netanyahut aq sa për të formuar një shumicë në Parlamentin prej 120 vendesh përpara luftës së Gazës.
Por largimi i parties së tij nga koalicioni nuk do të rrëzonte qeverinë e Netanyahut. Udhëheqësi qendror i opozitës parlamentare, Yair Lapid, ka thënë më parë se do të mbështeste qeverinë nga jashtë në rast të një rebelimi të krahut të djathtë për çdo marrëveshje pengjesh.
Yair Lapid, lideri i partisë centriste Yesh Atid, tha: "Unë i them Benjamin Netanyahut, mos kini frikë, ju do të merrni çdo mbështetje sigurie që ju nevojitet për të bërë marrëveshjen e pengjeve”.
"Kjo është më e rëndësishme se çdo mosmarrëveshje që kemi pasur ndonjëherë", tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)