Për arsyet e gabuara, presidenti amerikan Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet. 24 orë pas gabimit të tij me Francois Mitterrand - ai pretendoi se kishte folur me të pas zgjedhjes së tij si President (duke e ngatërruar me presidentin francez Emmanuel Macron), Biden ka harruar edhe emrin e Hamasit.
Presidenti i SHBA-ve u duk i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij. "Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia...", tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahur të armatosur të palestinezëve.
“Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai, duke pushuar sërish për të humbur shikimin gjetkë.
“Ka një përgjigje... nga... kundërshtarët, por...”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.
“Po, nga Hamasi, më falni...”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti.
In 2016, Joe Biden made the wrong decision by not running, and in 2024 he’s making the wrong decision by running.
— Dean Phillips (@deanbphillips) February 7, 2024
It gives me angst, but someone in Washington has to be honest and say what the entire country knows.
Compare him at the 2016 convention (link below) to yesterday,… https://t.co/tryzhi6fsV
Menjëherë pas kësaj gafe të presidentit reagoi demokrati Dean Benson Phillips, i cili konkurron në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale.
"Në vitin 2016, Joe Biden mori vendimin e gabuar duke mos kandiduar dhe në 2024 ai po merr vendimin e gabuar duke qenë kandidat. Më shqetëson, por dikush në Uashington duhet të jetë i sinqertë dhe të thotë atë që di i gjithë vendi. Krahasoni praninë e tij në konferencën e 2016-ës me foton e sotme dhe më pas mendoni se si do të jetë ai 5 vjet në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetet sociale.
“Unë kritikohem që jam i sinqertë dhe flas me zë të lartë atë që pëshpëritet. Unë e admiroj presidentin tonë. Unë votova për të dhe e mbështeta në zgjedhjen e tij. Ai vizitoi shtëpinë time dhe ishte i mrekullueshëm për familjen time, si dhe për vendin tonë. Por turp për të gjithë ju që pretendoni se gjithçka është në rregull. Ju po na çoni - dhe po e çoni atë - në një fatkeqësi dhe ju e dini mirë këtë”, shtoi Phillips.
Vlen të theksohet se së fundmi janë shtuar zërat brenda demokratëve që kërkojnë tërheqjen e Biden nga gara presidenciale, ndërkohë që ka zëra sipas të cilave Michelle Obama është e interesuar të jetë kandidate. (A2 Televizion)