“Bie” Telekomi amerikan, publikohen të dhëna personale të 73 milionë klientëve

Nga A2 CNN
31 Mars 2024, 11:27 | Bota

Të dhënat personale të 73 milionë abonentëve apo ish abonentëve e klientëve të kompanive të Telekomit amerikan, janë publikuar online. Informacione private, adresa, numra të sigurimeve, pasuorde personale janë publikuar të gjitha në internet, siç pranuan edhe institucionet amerikane.

Kompania e Telekomit amerikan, AT&T, thotë se ende nuk kanë mundur të sigurojnë detaje për të dhënat që janë vjedhur dhe mënyrën sesi janë siguruar por hetimet nga ekspertë të sigurisë kibernetike, kanë nisur.

Klientët vetë janë njoftuar nga Telekomi amerikan, që të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë në vazhdimësi aktivitetet dhe kreditet e tyre, sidomos në llogaritë bankare. Bëhet fjalë për të dhëna nga viti 2019.

Uairelesi i rrjetit 5G i Telekomit amerikan mbulon gati 290 milionë njerëz qark Shteteve të Bashkuara dhe është kompania numër 1, më e madhe e telefonisë celulare dhe shërbimit të internetit në Amerikë. Të gjithë klientët, nuk kanë mundur për më shumë se 12 orë, të përdorin telefonat apo llogaritë e tyre bankare. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli