Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Rusia “kap” Parlamentin Europian, eurodeputetët: Duhet urgjent një hetim i thellë para zgjedhjeve!

Nga Erjon Dervishi
30 Mars 2024, 12:36 | Bota

Bashkimi Europian është tronditur nga informacionet se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Si rrjedhojë grupimi i deputetëve të Liberalëve në PE kërkon një hetim imediat për këtë çështje.

Kryeministri belg është shprehur më herët se Rusia ka paguar eurodeputetë për të promovuar propagandën ruse. Presidentja e grupit liberal e cila është gjithashtu kandidatja kryesore e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhjet e Bashkimit Evropian, bëri thirrje për një “debat urgjent” në Parlament në një letër drejtuar Presidentes së PE, Roberta Metsola.

“Nëse eurodeputetët ose kandidatët në zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë marrë para ose janë korruptuar nga qeveria ruse ose përfaqësuesit e saj, ata duhet të ekspozohen”, shprehen eurodeputetët e majtë në PE.

Dy grupet më të mëdha politike të Parlamentit, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët, nuk i kanë komentuar këto akuza. Një zëdhënës i Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian tha se: "Presidentja është në dijeni të akuzave që po bëhen dhe po shqyrton akuzat specifike për një reagim në vijim".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi