Ushtria ukrainase shkatërron 7 dronë rusë, ja sa kilometra territor ka pushtuar Kremlini

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 08:15 | Bota

Ushtria ukrainase shkatërron 7 dronë rusë, ja sa kilometra

Forcat e Kievit thonë se shtatë dronë luftarakë rusë u shkatërruan mbrëmë në rajonet ukrainase të Dnipropetrovsk, Odessa dhe Kherson.

“Armiku sërish synoi infrastrukturën energjetike. Puna luftarake e forcave të mbrojtjes ajrore zgjati më shumë se tre orë. Dronët Shahed-131/136 manovruan në disa zona. Asnjë dëm kritik apo viktima nuk u raportua”, thuhet në një deklaratë në Telegram.

Sakaq, Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar hartën e re të përparimit rus në Ukrainë. Sipas vlerësimeve të institutit, Moska ka pushtuar 505 kilometra katrorë të territorit ukrainas që nga rinisja e operacioneve sulmuese në tetor 2023.

Në hartë, zona e kuqe tregon zonat e pushtuara aktualisht nga rusët, të cilët filluan nga Krimea dhe rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

A2 CNN Livestream

Dita jonë