Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Rusia shpall “agjente të huaj” një nga këngëtaret e saj më të njohura

Nga A2 CNN
29 Mars 2024, 19:17 | Bota

Rusia shpall “agjente të huaj” një nga

Prokurorët rusë i kanë kërkuar ministrisë së drejtësisë që të konsiderojë etiketimin e Alla Pugacheva, mbretëreshës së muzikës pop sovjetike, si një agjente të huaj.

Pugacheva, e njohur ndër breza për hite të tilla si kënga e vitit 1982 "Million Scarlet Roses" dhe filmi i vitit 1978 "Gruaja që këndon", ka shprehur neveri për luftën në Ukrainë, njoftojnë mediat e huaja.

Në vitin 2022, ajo tha se lufta po vriste ushtarë për qëllime iluzore duke rënduar njerëzit e zakonshëm.Vitaly Borodin, një aktivist që drejton një grup kundër korrupsionit dhe që shfaqet rregullisht në televizionin shtetëror, paraqiti një kërkesë zyrtare për të njohur Pugachevën si agjent të huaj.

Pastaj Borodin publikoi një letër nga zyra e prokurorit të përgjithshëm që tregonte se një kërkesë i ishte bërë ministrisë së drejtësisë për ta shqyrtuar atë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk kishte dëgjuar asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Etiketimi zyrtar i saj si "agjente i huaj" do të nënvizonte përçarjen midis Kremlinit dhe shumë por jo të gjitha ikonave kulturore të Rusisë sovjetike dhe post-sovjetike mbi Ukrainën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi