Tre presidentë kundër Trump, Biden, Obama dhe Clinton thyejnë rekorde së bashku

Nga Rosalba Bejdo
29 Mars 2024, 15:07 | Bota

Një shfaqje yjesh është cilësuar aje që bëri bashkë tre presidente demokrate amerikanë, Joe Biden, Barak Obama dhe Bill Clinton.

Tre banorët e Shtëpisë së Bardhë, e bënë shfaqjen e rrallë pranë njëri tjetrit, në një event, për mbledhjen e fondeve për fushatën e Biden, i cili duket se ka filluar ti druhet një disfate te mundshme përballë Donald Trump.

Eventi i mbajtur në Radio City Music Hall, grumbulloi 26 milion dollarë për fushatën, shifër rekord kjo për një aktivitet të vetëm politik.

Tani presidenti ka avantazh financiar ndaj republikanit Donald Trump, dhe mundtë shpenzojë më shumë për fushatë publicitare në shtetet kyçe.

Sondazhet sugjerojnë se gara për shtëpinë e bardhë është në teh të thikës.

Të tre presidentët lëshuan paralajmërime të forta mbi kërcënimin Trump, të cilët shmangën t’i referoheshin me emër.

“Praktikisht, demokracia është në lojë,” paralajmëroi Biden.

Eventi u ndërpre disa herë nga protestuesit që kërkonin armëpushim në Gaza. Trump reagoi duke i cilësuar te ftuarit, si “liberalë të çmendur të Hollivudit”,  ndërsa fushata e tij e vuri theksin tek dallimi mes demokratëve që mbështeten tek miliarderët dhe republikanëve që kanë suportin e klasës punëtore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos