Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Biden: Kombet arabe janë gati të njohin plotësisht Izraelin

Nga A2 CNN
29 Mars 2024, 08:39 | Bota

Biden: Kombet arabe janë gati të njohin plotësisht Izraelin

Presidenti amerikan Joe Biden në kulmin e konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit i ka hedhur benzinë zjarrit, duke thënë së fundmi se kombet arabe janë gati të njohin plotësisht Izraelin.

Gjatë komenteve në një event për mbledhje fondesh që u zhvillua të enjten mbrëma, sipas gazetarëve në dhomë, Biden tha jashtë kamerave se Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe janë të përgatitura të hedhin këtë hap.

Ai përsëriti thirrjet për një "plan pas Gazës" për Izraelin, duke përfshirë "zgjidhjen me dy shtete".

Vërejtjet pasqyrojnë gatishmërinë e shtuar të Bidenit për t'i bërë thirrje publikisht Izraelit që të rrisë përpjekjet për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza.

"Nuk do të hyj në detaje tani. Por shikoni, unë kam punuar me sauditët dhe me të gjitha vendet e tjera arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Ata janë të përgatitur të njohin plotësisht Izraelin, ta njohin plotësisht Izraelin për herë të parë në histori”, tha Biden, sipas raportimeve nga gazetarët që ndodheshin në sallë.

Por duhet të ketë një plan pas Gazës, dhe duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete. Nuk duhet të ndodhë sot, por duhet të ketë një progres, dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, ka shtuar më tej Presidenti i SHBA.

Eventi për mbledhjen e fondeve, ku Biden u shfaq në bisedë me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, u ndërpre të paktën katër herë nga protestuesit, me të paktën tre që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

"Është në rregull. Lërini të shkojnë. Ka shumë njerëz që janë shumë, shumë - ka shumë viktima të pafajshme, izraelitë dhe palestinezë. Ne duhet të dërgojmë më shumë ushqime dhe ilaçe, furnizime për palestinezët. Por ne nuk mund të harrojmë, Izraeli është në një pozicion ku vetë ekzistenca e tij është në rrezik. Ata nuk u vranë. Ata u masakruan. Ata u masakruan”, tha Biden sipas raporteve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli