Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Kryespiuni rus në Korenë e Veriut, Moska dhe Pheniani bashkojnë forcat përballë “armiqve të huaj”

Nga Rosalba Bejdo
28 Mars 2024, 15:48 | Bota

Rusia afrohet gjithmonë e më shumë më shtetin e izoluar komunist të Koresë së Veriut, mes shqetësimeve të perëndimit për bashkëpunim ushtarak. Këtë e dëshmon edhe vizita që ka kryer këtë javë në Penian, shefi i shërbimeve të jashtme të zbulimit në Moskë, Sergei Narishkin.

Sipas një njoftimi të agjencisë së spiunazhit, qëllimi i vizitës së Kryespiunit rus, ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe diskutimet mbi sigurinë e gjerë rajonale. Siç bëhet e ditur ai ka qëndruar në Phenian nga data25 deri në 27 mars, dhe vizita u raportua gjithashtu nga agjencia shtetërore KCNA.

Ata diskutuan për çështje të rëndësishme mbi zhvillimet ndërkombëtare, sigurinë rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit, Rusi-Kore e Veriut përballë rritjes së trysnisë nga forca të jashtme”, njoftoi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme së Rusisë.

Sakaq, KCNA deklaroi se dy palët kishin diskutuar për të rritur më tej bashkëpunimin, për të përballuar përpjekjet e shtuara të spiunimit dhe komplotit nga forcat e huaja armike, siç u tha.

Putin i ka thelluar marrëdhëniet me Penianin që prej nisjes së luftës rusë në Ukrainë dhe SHBA dhe aleatët kanë dënuar furnizimet e konsiderueshme me raketa të Phenianit ndaj Moskës, për ta ndihmuar në luftën me Ukrainën.

Dy shtetet i mohojnë akuzat dhe Rusia pretendon se bashkëpunimi me Korenë nuk bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare. Putin i dhuroi Kim Jong Un një limuzinë luksoze “Aurus” në shkurt, dhe takime të shpeshta janë zhvilluar mes zyrtarëve të të dyja vendeve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi