Shembja e urës në SHBA, zhytësit gjejnë trupat e dy viktimave në kamionin e zhytur në ujë

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 08:14 | Bota

Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë kur u shemb ura e Baltimores. Tetë punëtorë ndërtimi ishin në urë kur u godit nga një anije dhe ranë në ujë.

Dy nga punëtorët u shpëtuan, por vazhdojnë kërkimi vazhdon për 4 të tjerët dhe të gjithë dyshohet se kanë të vdekur. Katër nga gjashtë viktimat e shembjes së urës janë identifikuar deri më tani.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Policia e Shtetit të Maryland tha se viktimat janë Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, teksa dy punëtorët u gjetën nga zhytësit nga brenda kamionit.

Fuentes është me origjinë nga Meksika dhe Cabrera është nga Guatemala. Por zhytësit nuk mund të kërkojnë të sigurtë në lumë për shkak të betonit dhe mbeturinave të gjetura në ujë, tha policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë