Shembja e urës në SHBA, guvernatori i Maryland: Kam një premtim për familjet e viktimave

Nga Erjon Dervishi
27 Mars 2024, 21:09 | Bota

Videoja tregon momentin e tmerrshëm kur anija e mallrave u përplas me urën Francis Scott Key në Baltimore. Anija tentoi të kalonte lumin Patapsko, por humbet kontrollin se pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe fuqinë motorike. Gjashtë anëtar të ekuipazhit rrugor ishin duke punuar në urë në momentin e aksidentit. Zhytësit u futën në lum në përpjekje për të gjetur trupat e viktimave.

"Kjo punë është tashmë e rrezikshme, por do të jetë edhe më shumë pasi pritet të bjerë shi, ujërat e rrëmbyeshëm, plus mbeturinat dhe gjëra të tjera me të cilat do të merren", tha Brandon Scott, Mayor.

Mes viktimave është edhe Maunor Yassir Suazo Sandoval. Një anëtar i familjes së tij tregon se babai i i dy vajzave të mitura ka 18 vite që jeton në SHBA. Ai ka disa vite që menaxhon kompaninë e tij të mirëmbajtjes. Person tjetër i identifikaur është Miguel Luna, emigrant nga El Salvadori, i martuar me tre fëmijë dhe jeton prej 19 vitesh në Maryland. Guvernatori Wes Moore, ka dhënë një premtim për të gjitha familjet e viktimave, ndërsa operacioni është duke vijuar.

"Unë do të shteroj të gjitha opsionet për të qenë në gjendje t'u sjell atyre një ndjenjë mirëkuptimi", u shpreh Wess Moore, Guvernator i shtetit të Maryland. "Duhet të ketë përgjegjësi për t'u siguruar që këto gjëra të mos ndodhin më dhe ne kemi sistemet në vend për t'u siguruar që nuk do të ndodhin përsëri”, shtoi ai.

Porti i Baltimore mbetet i mbyllur. Më shumë se një mijë anëtarë nga korporatat e inxhinierëve të ushtrisë së SHBA-së pritet të ndihmojnë në heqjen e mbeturinave për të hapur kanalin dhe për ta bërë funksional.

"Dhe ne do të duhet të gjejmë mënyrën se si t'i hapim krahët rreth atij komuniteti, atyre punëtorëve, atyre familjeve që varen nga porti", bëri me dije Brandon Scott, Mayor.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se qeveria federale ka në planet e saj financmin për rindërtimin nga e para të urës së Baltimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos