Kreu i agjencisë ruse të spiunazhit ka udhëtuar në Phenian këtë javë për bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh të sigurisë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Lajmin për këtë takim e ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, disa javë pasi Seuli akuzoi Korenë e Veriut për dërgimin e mijëra arkave me municione në Moskë për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainë.
Drejtori i agjencisë ruse të spiunazhit SVR, Sergei Naryskin zhvilloi bisedime me ministrin e Sigurisë së Shtetit të Koresë së Veriut, Ri Chang-dae gjatë vizitës së tij nga e hëna në të mërkurë. Ata diskutuan forcimin e bashkëpunimit për kundër spiunazhit dhe komploteve gjithnjë e më të shumta nga forcat armiqësore.
Palët arritën konsensus të plotë për çështjet e pazgjidhura gjatë dy takimeve të tyre, të zhvilluara në një atmosferë miqësore. Rusia dhe Koreja e Veriut të dyja përballen me sanksione ndërkombëtare - Moska për pushtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, Pheniani për testet e saj bërthamore dhe raketore balistike.
Në shtator, presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilluan bisedime gjatë të cilave ky i fundit siguroi se marrëdhëniet me Moskën ishin prioriteti numër një për Phenianin. Qeveria amerikane më pas pretendoi se Pheniani kishte filluar të furnizonte Moskën me armë dhe municione. (A2 Televizion)