Ndjekje me shpejtësi në det të hapur, kapet droga me vlerë 37 milionë dollarë

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 18:40 | Bota

Policia e El Salvadorit ka arritur të sekuestrojë 1.48 tonë kokainë në një operacion në det të hapur që zgjati për disa orë.

Anije e marinës arritën të ndalonin dy varka të shpejtësisë të lartë brenda së cilave u gjet lënda narkotike. Tre shtetas ekuadorianë dhe 3 nga Guatemala ranë në pranga.

Sipas shefit të marinës së El Salvadorit, lënda narkotike u kap teksa personat në dy varkat ishin duke e shkëmbyer në det të hapur.

Mendohet se nëse kokaina do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 37 milionë dollarësh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli