Bisedimet SHBA-Izrael për ofensivën në Rafah mund të fillojnë të hënën

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 08:07 | Bota

Bisedimet SHBA-Izrael për ofensivën në Rafah mund të

Delegacionet nga qeveritë e SHBA- së dhe Izraelit do të takohen në Washington për të diskutuar ofensivën tokësore të planifikuar në shkallë të gjerë të Izraelit në Rafah të Rripit të Gazës. Delegacioni izraelit pritej të udhëtonte në Uashington këtë javë për të diskutuar planin operacional për Rafah dhe për të shqyrtuar alternativa.

Mediat e huaja njoftojnë se, qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e zemëruar me abstenimin e Washingtonit që lejoi miratimin të hënën të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, anuloi vizitën.

Sipas zyrtarëve amerikanë, takimi mund të zhvillohet të hënën, megjithatë, burimet theksuan se ende asgjë nuk është përfundimtare. Afati i komplikuar është se qeveria e Izraelit ka afat deri të dielën për të hartuar një ligj të ri mbi çështjen e përjashtimit të hebrenjve ultra-ortodoksë nga rekrutimi.

Përjashtimi, i cili ka qenë në fuqi prej vitesh, është nën presion për të përfunduar në sfondin e luftës në Rripin e Gazës. Qeveria e kryeministrit Netanyahu, e cila përfshin fraksione dhe parti të ekstremit të djathtë që përfaqësojnë hebrenjtë ultra-ortodoksë, i bëri thirrje Gjykatës së Lartë për të siguruar një zgjatje të afatit për hartimin e një ligji të ri.

Kështu, mbetet e paqartë nëse një delegacion izraelit do të dërgohet në SHBA, pasi konflikti i brendshëm politik - i cili mund të çojë edhe në rënien e qeverisë së Netanyahu - është ende i rrjedhshëm, vuri në dukje CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos