Një ish-gangster i kthyer në politikan në Indi, ka vdekur nga një arrest kardiak i papritur, njoftonin autoritetet në shtetin verior Uttar Pradesh.
Mukhtar Ansar 63 vjeç ka kryer pesë mandate deputeti për krahinën e tij, por prej vitit 2005 ka qenë i burgosur për akuza te shumta. Gjithashu rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta teksa familjarët akuzojnë se i është dhënë substancë helmuese në burg edhe pse nuk kishte raportime për simptoma helmimi.
Po ashtu policia ka shtuar sigurinë në qytet dhe rreth shtëpisë së Ansari pas lajmit të vdekjes së tij. 63-vjeçari drejtonte bandën e tij kriminale prej viteve 1990 dhe kishte më shumë se 60 akuza kundër tij, 15 prej të cilave ishin vrasje. Ai arriti të kandidonte në vitin 1996 në qytezën e tij të lindjes Mau dhe fitoi postin. Deri në vitin 2022 ai ishte deputet.
Ansar në prill 2023 u shpall fajtor për vrasjen e Krishnanand Rai, deputet i partisë në pushtet Bharatiya Janata Party (BJP), dhe u dënua me 10 vjet burg.
Por një muaj më parë ai mori një tjetër dënim, burgim i përjetshëm për një çështje të viteve 1990 në lidhje me leje armësh të falsifikuara. Gjithashtu zyrtarët thanë se para vdekjes, i burgosuri ishte dërgua në spital pasi kishte shfaqur shqetësime.
“Pacientit iu dha ndihmë profesionale nga një grup doktorësh, por megjthë përpjekjet e tyre ai vdiq nga një arrest kardiak”, thuhej në njoftimin e spitalit Rani Durgavati Medical College.
Ndërsa vëllai i tij, Afzal Ansari, gjithashtu deputet nga i njëjti shtet, sugjeronte se Mukhtar ishte helmuar, njofton BBC.
“Mukhtar i është dhënë helme ushqimin e burgut, kjo është hera e dytë që ndodh, pasi e helmuan dhe 40 ditë më parë,” tha dje për gazetarët vëllai i tij. (A2 Televizion)