Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Blinken: Palestinezëve s’duhet t’u bëhet presion për t’u larguar nga Gaza

Nga Rosalba Bejdo
8 Janar 2024, 10:31 | Bota

Blinken: Palestinezëve s’duhet t’u bëhet presion për

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se palestinezëve nuk duhet t'u bëhet presion për t'u larguar nga Gaza dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo të krijohen kushtet.

Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Blinken dënoi deklaratat e disa ministrave izraelitë, të cilët kërkuan zhvendosjen e palestinezëve gjetkë.

Më herët të dielën, Blinken u takua me mbretin dhe ministrin e Jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin.

Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë, sipas saj, rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli