Botox apo sozia e tij? Të gjithë po pyesin çfarë ka ndodhur me faqen e Putinit (VIDEO)

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 20:28 | Bota
Botox apo sozia e tij? Të gjithë po pyesin çfarë ka
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin është vendosur në qendër të vëmendjes për pamjen e tij të jashtë, e jo për sulmin që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë në Ukrainë.

Thashethemet u ndezën veçanërisht pas një videoje që tregonte presidentin rus duke folur para një auditori në Kazakistan me një nga mollëzat e tij më të fryra se zakonisht.

Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se presidenti rus është shumë i kujdesshëm për pamjen e tij dhe se shpesh bën botoks për të “vjedhur” disa vite.

 Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që mendojnë se nuk është vetë presidenti rus, por sozia e tij.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni