“Izraeli do të nisë armëpushimet 4-orëshe”, Shtëpia e Bardhë jep lajmin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 17:54 | Bota

“Izraeli do të nisë armëpushimet 4-orëshe”,

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Izraeli ka rënë dakord të aplikojë armëpushime afatshkurtra në Gaza që shkojnë deri në 4 orë për qëllime humanitare.

Lajmi u dha nga zëdhënësi John Kirby i cili deklaroi se është njoftuar nga autoritetet izraelite për implementimin e këtyre pauzave të luftimeve që do të nisin prej ditës së sotme.

“Autoritetet izraelite na siguruan se gjatë këtyre orëve, nuk do të ketë operacione ushtarake”, tha mes të tjerash Kirby.

Më herët, ushtria izraelite deklaroi se pauzat lokale për qëllime humanitare janë aplikuar herë pas here në Gaza, por një armëpushim i plotë është ende i pamundur për sa kohë që mbi 200 civilë vijojnë të mbahen peng prej militantëve të Hamasit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi