Sondazh: A mendoni se figura e Ismail Qemalit njihet sa duhet?
  • Po 17%
  • Jo 78%
  • Nuk e di 6%

Princesha Kate Middleton vesh uniformën ushtarake dhe merr drejtimin e një tanku

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 13:37 | Bota

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, në një ditë jo të zakonshme është fotografuar duke drejtuar një tank gjatë vizitës në regjimentin e Rojeve të Mbretëreshës.

E veshur me uniformë ushtarake dhe me helmetë në kokë, ajo provon eksperiencën në mjetin e blinduar dhe duket se e shijon duke gjykuar nga buzëqeshjet e përjetësuara në foto.

Vizita e Kate në këtë regjiment vjen rreth 3 muaj pasi Mbreti Charles e emëroi Kryekolonele.

Princesha e Uellsit mori pjesë në disa aktivitete gjatë vizitës, duke përfshirë drejtimin e një tanku, mësimin e elementeve të komunikimit me radio dhe njohjen e dronëve.

Kjo nuk ishte eksperienca e saj e parë me veshje ushtarake, pasi në mars Kate vizitoi Gardën irlandeze ndërsa në shtator mori pjesë në një simulim fluturimi me Marinën Mbretërore si komodori i ri në krye të krahut ajror të flotës.

E teksa princesha merr rolin e ushtares dhe provon të drejtojë një tank, burri i saj Princi William ndodhet në Singapor.

Debat - nga Alba Alishani