Liderë dhe përfaqësues të 80 shteteve të botës dhe organizatash ndërkombëtare u mblodhën në Paris për konferencën humanitare për Gazën. I pranishëm është dhe kryeministri palestinez, ndërsa Izraeli nuk është ftuar në event. Zyrtarët francezë thanë se do ta informojmë shtetin hebre për zhvillimet.
Në konferencën e Parisit, ku të pranishëm janë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, diskutohet për koordinimin e ndihmës humanitare dhe për mënyrat se si mund të ndihmohen palestinezët e plagosur në Gaza.
Një ndër synimet e liderëve dhe pjesëmarrësve është që të përcaktohen qartë vendosja e pauzave humanitare në luftë për të ndihmuar civilët.
Megjithatë, ka pak gjasa për rezultate konkrete në këtë drejtim, ndërsa fjala “armëpushim” vazhdon ende që të jetë e ndaluar në tryezat diplomatike. (A2 Televizion)