SHBA-ja e shqetësuar: Bashkëpunim i rrezikshëm ushtarak Rusi-Kore e Veriut

Nga Rosalba Bejdo
9 Nëntor 2023, 12:33 | Bota

Shtetet e Bashkuara dënojnë atë e konsiderojnë si bashkëpunim të rrezikshëm e gjithmonë e më të ngushtë ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Në krah të ministrit të Jashtëm koreano-jugor, sekretari i shtetit Anthony Blinken tha se çështja përbënte shqetësim të thellë për ta dhe për të gjithë botën.

Deklarata e tij vjen mes raportimeve se Peniani po furnizon me armë Moskën për luftën në Ukrainë. Agjencia më e lartë e zbulimit në Korenë e Jugut beson se Peniani ka dërguar miliona predha artilerie për Rusinë që prej fillimit të muajit gusht, dhe në këmbim Rusia po siguron mbështetje teknologjike për programet ushtarake të shtetit komunist.

 “Në termat e mbështetjes që Rusia mund t’i sigurojë Koresë së Veriut, kjo është diçka që ne po monitorojmë më shumë kujdes. Dhe sigurisht që kemi shqetësime për programet balistike të Koresë së Veriut, për teknologjinë e saj bërthamore dhe për kapacitetet e misioneve hapësinore.”

Anthony Blinken – Sekretari amerikan i shtetit

Blinken tha se Uashingtoni, Seuli dhe vende të tjera do të vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar, ekspozuar dhe për ta ndaluar, shkëmbimet ushtarake mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, përfshirë duke rritur trysninë në këshillin e sigurimit të OKB-së.

Gjatë një takimi në shtator me liderin koreano-verior Kim Jong un, në lindjen e largët të Rusisë, presidenti Vladimir Putin u duk se konfirmoi që Moska po ndihmonte Penianin të ndërtonte satelitë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu