“Autori kryesor i 7 tetorit”, Izraeli: Lideri i Hamasit ka mbetur i rrethuar në strehën e tij

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 13:48 | Bota

“Autori kryesor i 7 tetorit”,  Izraeli: Lideri i Hamasit ka mbetur i

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë deklaruar mbrëmë se lideri i Hamasit, Yahya Shinuwar, është “rrethuar dhe i izoluar në strehën e tij".

Ai konsiderohet si organizatori kryesor i masakrës së 7 tetorit që shkaktoi konfliktin e fundit dhe Sinwar është njeriu më i kërkuar i Izraelit në sulmin e tij në Gaza.

61-vjeçari ndihmoi në ndërtimin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Qassam.

Ai u bë i njohur si "kasapi i Khan Younis" për punën e tij në “gjuetinë” ndaj spiunëve izraelitë dhe palestinezët e dyshuar për bashkëpunim.

Sinwar u dënua në vitin 1989 për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve dhe u dënua me katër burgime të përjetshme. Ai shërbeu 22 vjet përpara se të lirohej në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve në të cilën një ushtar izraelit i kapur u shkëmbye me më shumë se 1000 palestinezë.

Micha Kobi, ish-oficer i inteligjencës në agjencinë izraelite të sigurisë Shin Bet, i cili mori në pyetje Sinuar në vitin 1989, i tha Financial Times se ai dikur mburrej se kishte detyruar një anëtar të Hamasit, vëllai i të cilit dyshohej për spiunazh, "të varroste të gjallë vëllanë e tij" .

Gjatë burgimit, Sinuar iu përkushtua studimit të armikut të tij, duke mësuar hebraisht dhe duke lexuar veprat e sionistëve të hershëm, si dhe të politikanëve izraelitë.

Pesëmbëdhjetë vjet pas vuajtjes së dënimit, ai dha një intervistë në hebraisht në televizionin izraelit në të cilën bëri thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Pasi u kthye në Gaza, Sinwar u ngjit shpejt në radhët e Hamasit dhe u emërua udhëheqës në vitin 2017. Ai i mbijetoi një atentati pas rizgjedhjes së tij në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos