Premtimi i Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 19:27 | Bota

Premtimi i Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një takim me homologun iranian Ebrahim Raisi, të cilit i tha se Turqia është e gatshme të veprojë si garantuese në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Dy liderët u takuan në prag të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që mbahet në kryeqytetin e Uzbekistanit.

Presidenti turk ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër Izraelit që nga nisja e konfliktit, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.

Irani është mbështetësi më i madh i grupit militant Hamas, të cilit i ka ofruar armë dhe trajnime për luftëtarët e tij në vitet e mëparshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi