Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 50%
  • Modern 19%
  • Pak nga të dyja 31%

Dhjetëra viktima nga zjarri në një klinikë për rehabilitimin nga droga

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 11:44 | Bota

Dhjetëra viktima nga zjarri në një klinikë për

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një klinikë për rehabilitimin nga droga në veri të Iranit.

Zjarri u regjistrua në orët para të mëngjesit në klinikën e vendosur në qytetin e Langarud që ndodhet në provincën e Gilan, në veri të Teheranit.

Irani ka ligje shumë të rënda për trafikantët e drogës që parashikojnë dhe dënimin me vdekje, por përdoruesit kanë mundësinë të zgjedhin programe të posaçme për të hequr dorë nga varësia vrastare.

Shkaqet e zjarrit në klinikë janë ende të paqarta teksa një hetim ka nisur për të zbardhur ngjarjen.

Sipas një vlerësimi të autoriteteve amerikane, Irani mendohet të jetë një ndër vendet me më shumë të varur nga opioidet përsa i përket popullsisë, teksa shërben dhe si rrugë për opiumin e kultivuar në Afganistan.

Debat - nga Alba Alishani