“Do flas, por në kohën e duhur”, Braverman reagon për herë të parë pas shkarkimit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 10:38 | Bota
“Do flas, por në kohën e duhur”, Braverman reagon për
Ish-Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman

Ish-Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u shkarkua paraditen e sotme nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Nuk ka vonuar shumë dhe kanë ardhur fjalët e para të Braverman, e cila shprehet se ka qenë një privilegj i madh që ka shërbyer si Sekretare e Brendshme.

“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur”, u shpreh Braverman.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer Kodin Ministror.

Sunak e riemëroi atë më pak se një javë më vonë, kur mori detyrën si Kryeministre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni