Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 10:21 | Bota

Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)

Rreth mesditës të së premtes, 20 tetor, banorët e lagjes së pasur të Gazës, al-Zahra, qëndruan përballë rrënojave dhe pluhurit që dikur ishin shtëpitë e tyre. Brenda natës, bombat izraelite kishin rrafshuar 25 blloqe apartamentesh, ku banonin qindra njerëz. Izraeli kishte bombarduar Gazën prej ditësh në përgjigje të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, por al-Zahra nuk ishte prekur deri më tani.

Disa nga ata që ia dolën të jetonin- mes tyre mjekë, avokatë, akademikë, stilistë dhe sipërmarrës, u përpoqën të qëndronin dhe të mbijetonin në rrënojat, por shumica u shpërndanë në të gjithë Rripin e Gazës.

Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Si ishte
Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Si u bë

Hana Hussen, e cila u rrit në al-Zahra, i ndoqi lajmet me tmerr nga qindra milje larg në Turqi, ku ishte zhvendosur dy vjet më parë. Në një telefonatë të nxituar atë ditë, ajo i telefonoi familjes së saj për të kontrolluar nëse ishin të sigurt. Ajo u tha atyre se i donte shume dhe më pas linja u shua.

Për Nashwa Rezeq, e cila kishte jetuar në al-Zahra për 18 vjet, ai ishte "qyteti më i madh nga të gjithë". E përfshirë shumë në komitetet e lagjeve dhe një këshill lokal rinor, Nashwa ka qenë gjithashtu një nga mbajtëset e një grupi të komunitetit në Facebook për më shumë se një dekadë. Nëse e pyesni për një banor të caktuar, ka të ngjarë ta njohë. Faqja në Facebook ka rreth 10,000 ndjekës.

Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Lagjja al-Zahra para bombardimeve
Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Lagjja al-Zahra para bombardimeve

Në prag të luftës kishte postime për një turne bilardosh në një kafene dhe një mesazh urimi për një student të diplomuar. Tani grupi në Facebook është vendi ku ata ndajnë përditësime mbi shkatërrimin e lagjes së tyre dhe shënojnë vdekjet e banorëve.

Banorët e blloqeve të apartamenteve të shkatërruara ishin strehuar nga bombat, në një universitet aty pranë, falë përpjekjeve të dentistit lokal Mahmoud Shaheen, i cili udhëhoqi një evakuim masiv të fqinjëve të tij. BBC tregoi historinë në fillim të kësaj jave se si ai mori një telefonatë në agim nga një agjent i inteligjencës izraelite duke e paralajmëruar atë se blloqet do të bombardoheshin.

Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Lagjja al-Zahra pas bombardimeve

Rripi i Gazës është shumë i populluar, me nivele të larta varfërie dhe kontrolle të forta në hyrje dhe dalje. Mirëpo al-Zahra ishte një lagje e vilave dhe hapësirave të ndritshme, e pemëve me bajame dhe fiq, e terreneve sportive dhe parqeve.

Al-Zahra u krijua në vitet 1990 nga presidenti i ndjerë i Autoritetit Palestinez (PA) Yasser Arafat si një vend për stafin dhe mbështetësit. Vendasit thonë se ajo kishte ende lidhje të forta me PA, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe është një rival i ashpër i Hamasit. Ajo ndodhet në veri të lumit Wadi Gaza - një pikë që Izraeli urdhëroi civilët të lëviznin në jug më 13 tetor. (A2 Televizion)

Fundi i lagjes më të bukur të Gazës (FOTO)
Vendodhja e lagjes al-Zahra

A2 CNN Livestream

Latest Videos