Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka njoftuar se shtetasit e parë shqiptarë janë evakuuar nga Gaza. Bëhet fjalë për një nënë me 4 fëmijët e saj.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, IOM - UN migration dhe ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, lexohet në postimin e ministrit Hasani në rrjetet sociale.
(A2 Televizion)