Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 30 vjeçaren që braktisi foshnjën e saj në një bodrum në Yzberisht.
Vendimi është marrë ditën e sotme, e ndërsa avokati i saj mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj. Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”, mirëpo Gjykata nuk pranoi këtë kërkesë duke e lënë në shtëpi.
Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit, pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte.
Ndaj 30-vjeçares E. I., 30, banuese në Tiranë, rëndon akuzë për veprën penale "Braktisja e fëmijëve të mitur". (A2 Televizion)