Kjo e shtunë e 11 nëntorit shënoi dhe nisjen e reshjeve të para të borës në Shkodër, në aksin Bogë- Theth.
Rruga është e kalueshme dhe pa probleme në qarkullim, ndërsa i gjithë vendi do të vijojë të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave, ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere.
E tillë ishte dhe situata me motin dhe sot në kryeqytet, ku për disa sekonda pas reshjeve të shiut, nuk mungoi dhe breshri. Megjithatë, sipas parashikimeve, më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit.
Pritet që gjatë mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin jugor–juglindor. (A2 Televizion)