Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Durrës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 11:32 | Aktualitet

Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Gjatë pjesës së dytë të ditës dhe të shtunës pritet që kushtet e motit të përkeqësohen duke bërë që autoritetet të ndalojnë lundrimin për disa mjete në Adriatik.

Bëhet e ditur se duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, era do të ketë drejtimin jug-juglindje, me shpejtësi ere 15-20 m/s, në forcën 6-7bft dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra. 

Për pasojë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndaluar lundrimet për të gjitha mjetet e vogla lundruese. Ndërsa, anijet e peshkimit që operojnë do të njoftohen për marrjen e masave të sigurimit.

Nga ana tjetër, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të së shtunës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu