Përroi i Gorishovës në njësinë administrative të Cakranit në Fier prej vitesh e ka humbur kuptimin e emrit. Pasi nga një përrua me ujë është kthyer në një kanal e mbetjesh hidrokarburesh. Banorët e zonës, të cilët nuk janë të paktë shprehen se sikur të mos mjaftonte ndotja e ujërave, në zonë është ndotur edhe ajri.
Kjo situatë ka bërë që banorët e Gorishovës të privohen edhe nga kulturat bujqësore.
Një tjetër dëm i mbetjeve hidrokarbure që derdhen në këtë përrua është edhe ndotja e lumit Vjosë, pasi ky përrua derdhet në lumin e vetëm të egër të Evropës, që së fundmi është shpallur edhe park natyror. (A2 Televizion)