Bllokohen në Durrës 270 tonë oriz që vinte nga Vietnami

Nga Elitjona Doko
10 Nëntor 2023, 12:05 | Aktualitet
Bllokohen në Durrës 270 tonë oriz që vinte nga Vietnami
Foto ilustruese nga Porti i Durrësit

Në Portin e Durrësit është bllokuar një sasi prej 270 tonë oriz, që vinte nga Vietnami. Gjatë kontrollit nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka rezultuar se orizi ishte me larva.

Ende nuk dihet nëse sasia e orizit në 15 kontejnerë do të kthehet sërish në Vietnam, apo do të asgjësohet.

Pasi AKU ka kryer analizat e nevojshme, ka dërguar mostrat në laborator, ka rezultuar se e gjithë kjo sasi me oriz, ishte me larvë, e cila nuk ishte e pranueshme për t’u hedhur në treg. Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhnin në treg.

Ky version nuk është pranuar nga AKU, i cili ka dhënë urdhër që 15 kontejnierët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave.

A2 CNN Livestream

A2 Business