Me anë të një postimi në platformën “X” kryeministri Edi Rama ka përmbledhur shkurt qëndrimet e tij në Konferencën e Paqes në Paris.
Kreu i qeverisë shprehet se, bashkë me liderë të tjerë të botës, bien dakord se konflikti në Gaza sjell vetëm vuajtje dhe duhet t’i vijë fundi.
Si një anëtar i dedikuar i NATO-s, Rama thotë se, vërehet një model shqetësues për të mbjellë konflikt dhe kaos në hemisferën veriore, përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri zotohet se bashkë me liderë të tjerë, do të punojë për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit palestinez dhe atij izraelit, pasi siç shprehet ai, paqja mes tyre është me interes strategjik edhe për Shqipërinë si një vend paqësor dhe shumë-fetar.
Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Sa i përket Gazës, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ai shkakton duhet të marrin fund.
Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten.
Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit. Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm. Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se nga armëpushimi do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli.
Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë.