Nuk arrin të mbijetojë foshnja e porsalindur që u braktis nga nëna në zonën e Yzberishtit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 11:00 | Kronikë

Nuk arrin të mbijetojë foshnja e porsalindur që u braktis nga

Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit, pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bën të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit  Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, vogëlushi nuk ia doli.

Më herët gjatë së mërkurës, është identifikuar edhe nëna që e braktisi. 30-vjeçarja u dërgua po ashtu për të marrë kujdes shëndetësor.

Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri