Një tjetër incident ka ndodhur në një nga minierat e kromit të Bulqizë. Një 57-vjeçar mësohet se ka dëmtuar dorën teksa ka qenë duke punuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.
Policia bën të ditur se 57-vjeçari është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar për në banesë.
Po ashtu, Policia e Dibrës njofton se ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim. (A2 Televizion)