Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Policia bën të ditur se një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)