Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të Berishës për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes Irena Gjoka.
Gjithashtu, gjykata rrëzoi dhe kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit personal për Berishën, çka do të thotë se ish-kryeministri do të duhet të paraqitet në gjykatë çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit dhe nuk duhet të largohet nga vendi.
Në këtë mënyrë, çështja për ish-privatizimin e kompleksit “Partizani” do të vazhdojë të gjykohet nga gjyqtarja Gjoka.
Më herët gjatë ditës, avokati Gjokutaj u shpreh se gjykata nuk kishte zbardhur vendimin e arsyetuar teksa shtoi se Irena Gjoka ishte shkarkuar nga Berisha disa vite më parë, kur ai si president drejtonte KLD.
(A2 Televizion)